Fitorja e Kosovës e gëzon ambasadorin Hovenier

Aktuale

Fitorja e Kosovës e gëzon ambasadorin Hovenier

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:19
Jeff Hovenier

Kombëtarja e Kosovës arriti një fitore fantastike ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prezent në stadium ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Madje, ai është shprehur i lumtur pas fitores së “Dardanëve”.

Hovenier, në një cicërimë në Twitter uroi djemtë tanë për këtë 3-pikësh aq të rëndësishëm.

“Urime. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme”, shkroi ai, teksa shpërndau një fotografi nga stadiumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat