Nebih Geci i reagon Ramë Bujës për Ibrahim Rugovën

Aktuale

Nebih Geci i reagon Ramë Bujës për Ibrahim Rugovën

Nga: N. Sh. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:42
Nebih Geci

Ramë Buja në një emision televiziv ka treguar raportin e tij Ibrahim Rugovën gjatë kohës së luftës, kur Buja kishte funksion të lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Takimin e fundit që kam pasur me Ibrahim Rugovën i pata thënë që ‘lufta ka filluar’ më patë kthyer që ‘mos, mos hyrë andej’, pastaj u patëm takuar në shtëpinë e tij, përshëndetja me të nuk ka qenë shumë e mirë kur jemi ndarë, sepse përsëri nuk besonte ai që është dikush që të guxojë që të bënte një rezistencë të tillë me armë”, është shprehur ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Buja tregon edhe një moment kur në avionin që po nisej për në Konferencën e Rambujesë, e kishte përshëndetur të parin Ibrahim Rugovën.

“Mali vlonte me organizim ushtarak, ndërsa në qytet sikur s’ndodhte gjë. Kisha përshtypje pasi kisha kontakt me malin, nuk mund ta mendoja që dikush mund të thonte si njohim ata. Kjo ka qenë ndoshta edhe ajo pjesa kur unë kam pasur temperaturë të ngritur dhe i pata thënë që ‘shiko me këtë koncept, me këtë mendim unë me ty mos u pafshim më kurrë”. Por, pastaj më vonë në aeroplan u takuam, hyra unë i pari nga treshja e UÇK-së, dhe kam shkuar të parit i kam folur atij”, ka shtuar tutje Ramë Buja.

Por Bujës i ka reaguar njëri prej shtat vëllezërve Geci nga Llausha Nebihu.

Ai përmes një postimi në Facebook, me ironi thotë se Ramë Buja ishte strateg dhe ushtarak profesionist i ‘Shtabit’.

Geci tutje ironizon duke shkruar se Rugova për këtë ishte mërzit shumë dhe ka pas përgatitur një shkrim për kërkim falje ndaj tij.

“Tybe Ramë, Rugova ish konë merzit shume për këtë ngjarje, bile kish pas thënë kam gabu në këtë rast qysh se përfilla strategun dhe ushtarakun profesionist të “shtabit” se ai e ka pas zakon që njerëzit profesionista e sidomos ushtarakët të nivelit të lartë me i vlerësu, bile e kish pas përgaditur një shkrim medial për kërkim falje ndaj strategut, ushtarakut të mirëfilltë Ramës, po çka me ba o burrë e zuri vdekja dhe ka mbet pa u publiku, na e bane hallall ooo burrë!”, shkruan Nebih Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat