Zogiani tregon dallimin e vetëm mes të Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit

Aktuale

Zogiani tregon dallimin e vetëm mes të Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:37
Avni Zogiani

Avni Zogiani ka thënë se Kosova nuk mund t’i bashkohet Ballkanit të Hapur derisa nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë.

Zogiani tha se Kosova nuk mund të futet në një nismë të tillë pa pasur dhe garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.

Kosova nuk mund t’i bashkohet Ballkanit të Hapur pa normalizuar marëdhëniet me Serbinë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se edhe Procesi i Berlinit, si nismë, është i njëjtë i me Ballkanin e Hapur, por që dallon në një pikë.

“Dallimi i vetëm mes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është pronësia. Në Procesin e Berlinit kemi në pronësi Scholzin. Gjermania del si garantuese. Këtu i shoh si pronar dy autoritarë. Vucic e Rama. Nuk mund si Kosovë t’u bashkohemi këtyre nismave pa pasur garanci nga një shtet i madh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat