Vizita historike e kancelarit gjerman, deklarohet Kurti: Kjo ishte dëshmi se...

Aktuale

Vizita historike e kancelarit gjerman, deklarohet Kurti: Kjo ishte dëshmi se...

Nga: A.M Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz e ka cilësuar si historike.

Kryeministri Kurti tha se kishte kënaqësi që e mirëpriti kancelarin gjerman, madje tha se zhvilluan një takim tête-à-tête.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media.

Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.

Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat