Fadil Berjani i përgjigjet Hekuran Muratit për çmimin dhe akcizën e naftës

Aktuale

Fadil Berjani i përgjigjet Hekuran Muratit për çmimin dhe akcizën e naftës

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:18
Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatë së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i është përgjigjur Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili pak më herët tha se nuk do të ketë heqje të akcizës sa i përket derivateve të naftës.

Berjani ka thënë se qëndrimi i Muratit vetëm sa do të dëmtojë shumë kompani që merren me këtë produkt.

Ai thotë se asnjëherë nuk kanë kërkuar heqjen e akcizës për derivatet e naftës dhe këtë sipas tij nuk e kanë kërkuar as nga qeveritë e kaluara, e as nga Qeveria Kurti.

“Sa i përket akcizës, unë si kryetar i shoqatës as njëherë nuk kam kërkuar heqjen e akcizës qysh prej se kanë qenë qeveri të ndryshme dhe tash që është Albin Kurti. Kjo Qeveri është duke u përballur një kohë të gjatë me rritje ekstreme të derivateve në berzë. Ketë situatë janë duke e shfrytëzuar edhe partitë politike për poena politik. Ne s`mund të garojmë me shtetet evropiane dhe dihet se Kosova ka një buxhet 2.7 miliardë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Berjani thotë se si shoqata kanë kërkuar vetëm që tregu të jetë i hapur.

“Sepse vendimi i kaluar ka qenë i dëmshëm për shumë pika karburanti dhe nuk ka mujt ai vendim me ulë çmimin e derivateve, sepse çmimin e dikton bërza marzha e fitimit e kanë kërkuar në Kuvendin e shoqatës të jetë 12% me pakicë dhe importi 3%. Këto janë kërkuar në takimin e fundit. Vendimi i prezantuar nga MTI-ja në atë formë është i dëmshëm dhe do të falimenton shumë pika karburanti”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat