Gërvalla: Austria, akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE

Aktuale

Gërvalla: Austria, akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:59
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë që Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Ballkanit.

Gërvalla gjatë konferencës së përbashkët për media me homolgun austriak, Alexander Schallenberg, tha se Austria meriton të veçohet si një akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Jam shumë e kënaqur që mund të them që bashkëpunimi ynë me Austrinë është i ngushtë dhe pozicionet tona janë shumë të afërta. Homologun tim, e falënderova gjithashtu për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, jo vetëm në BE, por edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë, e në këtë rast edhe Kosovës”, tha ajo.

Është fakt i ditur që Austria bën pjesë në rrethin e miqve më të ngushtë të Kosovës. Qindra mijëra qytetarë të Kosovës, kanë lidhje të ngushta por edhe familjare më Austrinë. Numri më i madh i qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, kanë një vlerë të posaçme për secilin nga dy shtetet tona”, tha Gërvalla.

Tutje Gërvalla ka theksuar që vizita e fundit e kancelarit austriak në Kosovë, e ka nënvizuar edhe njëherë këtë miqësi të ngushtë.

Mbi të gjitha, angazhimi i vazhdueshëm për Kosovën i Austrisë dhe këtu duhet veçuar kontributi i mikut tonë Schallenberg edhe jashtë këtyre vizitave, gjatë bisedimeve në BE, në Këshillin e Evropës dhe në vende tjera rreth Kosovësdhe rajonit tonë. Së bashku jemi në Procesin e Berlinit, i theksuar në mënyrë të veçantë edhe gjatë vizitës javës së kaluar të kancelarit gjerman Scholz, i cili është kthyer në një proces të domosdoshëm për afrimin me BE-në dhe në të cilin Austria luan një rol të veçantë për shkak të njohurive të gjera dhe të thella rreth rajonit dhe marrëdhënieve të mira me rajonin tonë”.

Gërvalla tha se Austria edhe Kosova e ndajnë qëndrimin që “koha e të folurit rreth integrimit në BE duhet zëvendësuar me veprime konkrete drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

“Prandaj në një të fazë të tillë historike të riorientimit të arkitekturës gjeopolitike evropiane të sigurisë duhet ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të evituar gabimet që mund të ndodhin nëse nuk veprojmë, por hezitojmë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat