Murati: Qëndrimi i Qeverisë, në përputhje me veteranët e vërtetë

Aktuale

Murati: Qëndrimi i Qeverisë, në përputhje me veteranët e vërtetë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:09
Hekuran Murati

“Ministria e financave është gjithmonë në thumb të kritikave, edhe në kohë të mira”, kështu ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati për diskutimet e fundit mbi projektligjin për pagën minimale, ligj ky në të cilin nuk janë përfshirë veteranët e luftës.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë të jesh në krye të Ministrisë së Financave, ku duhet të prioritetizohen të gjitha çështjet.

Murati ka thënë se Qeveria është munduar që me të hyrat dhe taksat që mbledh, ti rishpërndajë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ligji për pagën minimale përveç mundësisë për rritje për pagë minimale, i bie për të gjithë të punësuarit të hiqet pjesa e tatimit për 250 eurot e para, ne kemi pasur vendimin e Qeverisë për subvencionim fillimisht në import, mos të rriten tarifat e energjisë elektrike në mënyrë të përballueshme”, ka thënë Murati.

Murati ndër të tjera ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar në krizë të ushqimeve, sidomos për produktet bazë, e për këtë ka pasur ndërhyrje të Qeverisë sipas tij, që të ketë një rimëkëmbje.

“Si Qeveri, kemi ndërhyrë për të subvencionuar për plehun artificial të bujqve, dhe akcizën e naftës për bujqit, së paku rendimenti të sigurohej, të ketë inputet e nevojshme”, ka shtuar Murati.

Sipas tiij, pakoja e fundit me vlerë 100 milionë euro, ka qenë për t’iu dalë në ndihmë kategorive që kanë nevojë, me shuma solide,.

“Shumë familje kanë fituar 200-300 euro, sepse kanë pasur pensionistë e studentë në familje”, ka theksuar ai.

Murati: Veteranët marrin 170 euro sepse nuk janë të kategorizuar

Sa i përket projektligjit për pagë minimale, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, me ligjin e  23 prillit të vitit 2014, e që ishte ligji bazik për çështjen e veteranëve, sipas tij te neni 5 thuhet që neni 18 i ligjit bazik fshihet.

“Ligji që është në fuqi, nuk e ka nenin 18, kjo shkëputje ka ndodhur në vitin 2017”, ka thënë ai.

Ndërsa për këtë ka pasur replikë nga analisti, Visar Ymeri, i cili ka thënë nëse nuk ka kategorizim të veteranëve, dhe ai ligj nuk është në fuqi, pse ende veteranët e luftës marrin 170 euro.

“Pse i marrin 170 euro, sepse në ligj nuk shkruan, ligji thotë, pensioni mujor sipas kategorive është, e para 250, e dyta 170, e treta, 120”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa Murati është përgjigjur duke thënë se është vendim i mëhershëm i bazuar në ligjin bazik.

E për këtë ka ndërhyrë edhe Ylli Hoxha, analist, duke thënë se Qeveria ka diskrecion që ta ndryshojë këtë ligj çdo vjet.

Ndërsa Murati ndër të tjera ka thënë se si Qeveri janë në të njëjtën vijë mendimi me veteranët e vërtetë, sepse sipas tij, duhet të ketë pastrim të listave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat