Haradinaj apel veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet

Aktuale

Haradinaj apel veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:39
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje veteranëve të UÇK-së që nesër të protestojnë qetë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se pas miratimit në lexim të parë të projektligjit për pagën minimale, qeveria ka shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë.

Njëkohësisht, Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë që ta korigjojnë këtë projektligj, e të përfshijnë edhe veteranët.

“Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë! I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet. Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj.

Pas miratimit të Projektligjit për pagën minimale dje në Kuvend, veteranët e UÇK-së kanë bërë thirrje për protestë, si shkak i mospërfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat