Shtrenjtohet përsëri nafta, ky është çmimi aktual

Aktuale

Shtrenjtohet përsëri nafta, ky është çmimi aktual

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:04
Ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar përsëri është ngritur çmimi i derivateve në Kosovë.

Para pak minutash, çmimi i naftës ka shkruar në 1.92 për litër

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat