MSH publikon raportin e fundit për rastet e reja me Covid

Aktuale

MSH publikon raportin e fundit për rastet e reja me Covid

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, derisa janë konfirmuar 16 raste të reja me Covid.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas gati 200 testimesh.

Në total, numri i rasteve aktive ka arritur në 101.

Njoftimi i plotë: 

18 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.

Në total numri i rasteve aktive është 101.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat