​Hoti: Kriza në Kosovë po thellohet

Aktuale

​Hoti: Kriza në Kosovë po thellohet

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 17:22
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar sot se Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera si pasojë e zhvillime globaleve.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kriza në Kosovë po thellohet për shkak të mos veprimit të Qeverisë Kurti.

“Gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria:

- Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.

- Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.

- Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

- Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.

- Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.

Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, ka shkruar Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat