Presidenti maqedonas: Kosova duhet të bashkohet në “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Presidenti maqedonas: Kosova duhet të bashkohet në “Ballkanin e Hapur”

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:00
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vlerëson se Kosova duhet të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

I pyetur në intervistë në televizionin 24, nëse Kosova duhet bërë pjesë “Ballkanit të Hapur”, ai është shprehur: “Absolutisht, por nga bisedat e mia të fundit me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti, mendoj se në këtë çast ata janë më së largu nga të gjitha vendet tjera”.

Sipas tij kjo iniciativë nuk përmban komponentë politikë dhe se ka besim që ajo duhet të forcohet sa i përket aspektit ekonomik dhe të tregtisë.

“Çfarë e forcon besimin tim është se do të shkojmë përpara drejt një iniciative të qartë ekonomike, ku për herën e fundit ishim si vëzhgues, edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Zoren Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina. Kjo është mirë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat