Reshitaj e AAK-së thotë se do të votojë pro Trustit, shkak rritja e çmimeve

Aktuale

Reshitaj e AAK-së thotë se do të votojë pro Trustit, shkak rritja e çmimeve

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:59
Albena Reshitaj

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit, do të votojë pro tërheqjes së 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke përmendur rritjen e çmimeve si arsye për këtë.

“Niveli i lartë i çmimeve ka bërë që këtyre ditëve të marr shumë kërkesa nga qytetarët për të përkrahur  Projekligjinin që hap mundësinë e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Nga shumë kontakte e takime që kam pasur me qytetarë , konstatimi ka qenë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por natyrisht se do të jetë ndihmës për të përballuar situatën ekonomike nga trendi  i rritjes së çmimeve të konsumit”, ka shkruar Reshitaj në një postim në Facebook.

“Unë kam marr besimin e qytetarëve për të qenë Zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pranë tyre dhe me ta kurdo që atyre u nevojitet mbështetja ime. Prandaj sot në përgjigje të të gjithë atyre që më kanë kërkuar mbështetje për miratimin e Projekligjit që hap mundësinë për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti u them se do të votoj PËR”, shtoi deputetja.

Tutje Reshitaj i bëri thirrje deputetëve tjerë që ta mbështesin miratimin e këtij Projektligji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat