Kurti: E them edhe sot, marrëveshja e vitit 2013 e 2015 për energjinë nuk është e mirë

Aktuale

Kurti: E them edhe sot, marrëveshja e vitit 2013 e 2015 për energjinë nuk është e mirë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:33
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka folur për implementim të marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015, nuk ishin të mira, dhe se të njëjtën gjë e mendon edhe sot.

“Pas më shumë 20 viteve katër komunat në veri do të kalojnë në një rend të rregullt të pagesave për energji. Kjo u marrëveshje do ta mundësojë këtë. BE-ja do ta mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur, po e bëjmë më të mirën me krejt çka dimë e mundemi. Pas 20 vitesh po e ndalim gjakderdhjen financiare në veri të vendit dhe një padrejtësi që është bërë. A janë të mira marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, ashtu them edhe sot. Ato nuk ishin marrëveshje të mira, por i trashëguam dhe i gjetëm. Kur u bëra kryeministër e gjeta Kedsin dhe Kesco, po të isha më herët nuk do të kishte KEDS dhe Kesco. Ka një mori gjërash që nuk i bëj me dëshirë. Përveç se ato marrëveshje s’kanë qenë të mira, gjendja në terren është edhe më e keqe.

Askush nuk thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e djeshëm të udhërrëfyesit, por besoj se me bashkëpunimin me BE-në dhe ekspertët tanë do të mund ta bëjmë edhe furnizimin e qëndrusheëm dhe inkasimin në veri. Ajo çfarë bëjë unë mund të përkufizohet si më poshtë:

“E bëj minimumin e pranimit të realitetin, për maksimumin e ndryshimit të realitetit. Nuk kam mundësi të tjera”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat