Tahiri: Konjufca ndërpreu seancën në mënyrë arbitrare

Aktuale

Tahiri: Konjufca ndërpreu seancën në mënyrë arbitrare

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:46
Abelard Tahiri dhe Haxhiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për ndërprerjen e seancës së sotme, në të cilën pritej të shqyrtohet tërheqja e Trustit.

Pas ndërprerjes së seancës, Tahiri ka thënë Konjfuca e ka ndërpre seancën në mënyrë arbitrare.

“Me javë të tëra, kemi pa arsye dhe forma të ndryshme që është penguar për me ardh deri në votimin e kësaj pike.

Pra, edhe sot në mënyrë të paprecedentë dhe në mënyrë arbitrare është ndërprerë seanca e Kuvendit, pikërisht kur ishim te pika e diskutimit të Trustit”, ka deklaruar Tahiri në një konferencë për medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat