Albin Kurti tregon 24 vendimet e sotme të Qeverisë

Aktuale

Albin Kurti tregon 24 vendimet e sotme të Qeverisë

Nga: N. Sh. Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:49
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se sot janë marrë 24 vendime në Qeveri.

Përms një postimi në Facebook, Kurti thotë se, në mbledhjen e 84 të Qeverisë është miratuar udhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme

Ai tergon se janë rialokuar 3 milionë euro për 25 projekte në komuna.

Ai thotë se u hap udhë emërimi i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me shfuqizimin e vendimit paraprak.

Postimi i plotë:

24 vendime në mbledhjen e 84-të

Për mbrojtje të konsumatorit dhe të konkurrencës, miratuam udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme. Nafta do të ketë çmim tavan që varet nga mesatarja e furnizimit.

Rialokuam 3 milionë euro për 25 projekte në komuna.

Në kuadër të reformës së drejtësisë, miratuam koncept-dokumentin për themelimin e Fondit të Konfiskimit. Miratuam edhe dhënien në shfrytëzim të pasurive të konfiskuara për nevoja të institucioneve.

Për të avancuar e mbrojtur të drejtat e njeriut, nominuam përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Për parandalimin e trafikimit me njerëz, miratuam Strategjinë Kombëtare kundër Trafikimit me Njerëz 2022-2026 dhe Planin e Veprimit 2022-2024.

I hapëm udhë emërimit të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me shfuqizimin e vendimit paraprak.

Miratuam hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, si dhe Planin e Veprimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030.

Për realizim të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes, miratuam shpronësimin e pronave të paluajtshme brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës.

Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me partnerët ndërkombëtarë, miratuam Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Për zgjerimin e  bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, miratuam dy nisma, po ashtu, edhe dy të tjera për Programin IPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat