Muja i VV-së flet për Trustin, përmend popullin

Aktuale

Muja i VV-së flet për Trustin, përmend popullin

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 21:43
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do që t’i mësojë qytetarët që sa herë kanë vështirësi të tërheqin para nga “xhepi”.

Këto komente Muja i bëri duke folur për tërheqjen e Trustit.

“Ne këtë propozim e kundërshtojmë për shkak se skema pensionale nuk mund të jetë mekanizëm dhe ta zëvendësojë politikën fiskale.

Logjika jonë është që Qeveria duhet të jetë aty t’i ndihmojë qytetarët në rast se ata kanë nevojë. Por, jo duke i mësuar ata që çdo herë që kanë ndonjë vështirësi të tërheqin para nga “xhepi”. Kjo është parimore për ne”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat