Bislimi: Javën tjetër do të ketë vendim qeveritar për çështjen e targave

Aktuale

Bislimi: Javën tjetër do të ketë vendim qeveritar për çështjen e targave

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:55
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur, se javën e ardhshme do të dalin me një vendim qeveritar për çështjen e targave në dialog.

Sipas tij, pala serbe në takimin e fundit ku ishte diskutuar për çështjen e targave ishte treguar jokonstruktive.

Sipas tij, kjo i ka dhënë hapësirë Qeverisë së Kosovës, ta paraqes planin e saj për një marrëveshje të re për çështjen e targave.

 “Javën e ardhshme, del plani jonë për targa, në kuadër të planit tonë që del në javën tjetër, trajtohet edhe çështja e tabelave KM, po me pritë që ne me një ndërprerës elektrik e trajtojmë një problem që ka ekzistu që 20 vite, mendoj që është pritje përtej aktivistit, nuk është mirë të fshehen prapa aktivistëve, lërani neve brengat për aktivistat”, ka thënë Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat