​ATK prezanton projektin për trajtimin e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe

Aktuale

​ATK prezanton projektin për trajtimin e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar projektin “Mungesa në Stoqe dhe Malli pa Origjinë”, i cili ka për qëllim të përmirësojë përmbushjen tatimore në sektorin e tregtisë me shumicë, duke përfshirë faktorët që ndikojnë dhe ndikohen nga ky sektor në mënyrë më të fokusuar dhe më të koordinuar.

Grupet e synuara për trajtim përmes këtij projekti janë: industria e tekstilit, tregtia me shumicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, tregtia me shumicë e artikujve shtëpiakë, tregtia tjetër me shumicë e specializuar, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara, dhe të tjera.

Ekziston ende një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve të cilët kanë problemin e mallit pa origjinë si rezultat i blerjeve pa fatura, po ashtu shitje të padeklaruara.

Bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, shihet se edhe dukuria e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe renditet si ndër dukuritë me nivel të lartë të riskut dhe janë identifikuar si aktivitete më me risk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat