Abbott mirëpret vendimin e ZRRE-së për licencimin e `Elektroseverit`

Aktuale

Abbott mirëpret vendimin e ZRRE-së për licencimin e `Elektroseverit`

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:28
Nicholas Abbott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott ka përshëndetur vendimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë i cili në sot mbledhjen e saj rregullt, ka miratuar kërkesën për licencimin e kompanisë “Elektrosever”,  që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës.

Abbott në një postim në rrjetet sociale tha se miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia është një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv.

“Me kënaqësi të madhe kur dëgjova se bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për Elektrosever për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Bordi i ZRRE -së i ka dhënë sot licencën 5 vjeçare “Elektroseverit” për të operuar në katër komunat në veri të Kosovës, si: Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi she Mitrovica e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat