Paralajmërohet betejë midis Edi Ramës dhe vendeve të Bashkimit Evropian

Aktuale

Paralajmërohet betejë midis Edi Ramës dhe vendeve të Bashkimit Evropian

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:04
Edi Rama

Profesor dr. Enver Bytyçi e ka komentuar heqjen e vetos të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, pyet se pse kryeministri Edi Rama u bë personazhi më antipatik në këtë historinë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë?

Ai thotë se tani do të nisë beteja e vërtetë midis Ramës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se Shqipëria nuk mund të nisë negociata me Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Bullgaria e hoqi veton kundrejt Maqedonise se Veriut dhe pritet qe ky vend te hape negociatat per t'u pranuar ne Bashkimin Europian! Eshte nje zhvillim pozitiv i padiskutueshem!

Po pse Edi Rama u be personazhi me antipatik ne kete histori grindjesh midis Bullgarise dhe Maqedonise se Veriut? Sepse donte te justifikonte nismen e Open Balkan permes venies se shenjes se barazimit midis Vladimir Putin dhe BE-se, me sakte Bullgarise!

Megjithate tani do te nise beteja e vertete midis Edi Rames dhe vendeve te Bashkimit Europian! Do te shohim nese pas heqjes se vetos bullgare do te hape ose jo Shqiperia negociatat per pranim!

Kam bindjen e plote se nje vend i perfshire ne nje konflikt te tille politik per shkak te arrogances se kryeministrit! Se nje vend i perfshire ne korrupsion qeveritar si qeveria dhe administrata e Rames! Se nje vend i perfshire ne organizata kriminale te rrezikshme, si zyrtaret e larte te shtetit shqiptar! Ky vend nuk mund te hape negociata me Bashkimin Europian! Aq me pak kur ky vend udhehiqet nga nje autokrat i shkalles se pare!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat