Spanja befason me qëndrimin e saj, deklarohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Aktuale

Spanja befason me qëndrimin e saj, deklarohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:33
Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi që ai drejton është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, të cilës i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor, shkruan Infolibre.

Kujtojmë se Spanja është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës bashkë me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Ndërsa, dje Këshilli Evropian ka publikuar konkluzionet e fundit të të Këshillit të BE-s ku liberalizimi i vizave për Kosovën s’ishte në mesin e tyre, por vetëm bëhej thirrje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat