Maloku: Edhe Spanja po e vlerëson se çfarë është boll, është boll

Aktuale

Maloku: Edhe Spanja po e vlerëson se çfarë është boll, është boll

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 09:19
Albinot Maloku

Sot kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

Në lidhje me këtë, ka folur politologu Albinot Maloku i cili ka thënë se edhe Spanja po e vlerëson se “çfarë është boll, është boll”.

“Është një shenjë që Spanja të cilën Kosova e ka parë si bllokuese të fuqishme të kësaj pesëshes mosnjohëse, pra është shenja që edhe Spanja po e vlerëson se çka është boll, është boll. Qefin e kisha pas që Qeveria e Kosovës të gjejë mundësinë apo alternativa të ketë kontakte tani pasi që është dhënë shenjë nga ana spanjolle të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të vijnë në raporte ndoshta jo të njohja por deri te raportet që kemi me Greqinë”, tha Maloku.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ngelin më të izoluarit në Evropë dhe kjo është padrejtë për ta nga ana e BE-së.

“Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ngelin qytetarët më të izoluar të Evropës dhe kjo është e padrejtë për qytetarin nga ana e BE-së nisur nga ajo që kemi plotësuar kriteret”, ka deklaruar Maloku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat