Haxhiu: Rruga ishte e gjatë deri në finalizimin e Vettingut

Aktuale

Haxhiu: Rruga ishte e gjatë deri në finalizimin e Vettingut

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 12:16
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur takim me anëtarët e Grupit Punues për Vetting. Para të pranishmëve, Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e Vettingut.

Haxhiu ka ndjerë keqardhje që në këtë diskutim nuk kanë qenë pjesëmarrës përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria.

Prej që kemi nis punën në këtë proces kemi pasur debate të shumta dhe secila prej tyre i ka ndihmuar reformës në drejtësi. Është një proces i ndjeshëm dhe jemi konsultuar me komisionin e Venecias.

Në këtë drejtim tani pas pranimit të opinionit të komisionit të Venecias jemi në rrugën ëpr ta përmbyllur reformën në drejtësi. Të gjithë ne nuk do të mund t’i arrinim rezultate pa një bashkëpunim të mirë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë dhe më vjen keq që nuk janë të pranishëm nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat