Spahiu kërkon të mos insistohet në liberalizimin e vizave

Aktuale

Spahiu kërkon të mos insistohet në liberalizimin e vizave

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 00:38
Analisti Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu, po vlerëson se Kosova nuk duhet të insistojë në liberalizimin e vizave, meqë sipas tij, kjo mund t’i tremb vendet mike.

Në Edicionin Special, Spahiu u shpreh madje se Kosova nuk duhet t’i kërkojë llogari askujt pse një shtet nuk lejon hyrjen në territorin e saj pa viza.

”Nuk e ka borxh Europa Kosovës, me ja lanë vizat. Kjo është një çështje bilaterale, që vendoset me interes reciprok”.

”Nuk kemi pse të kërkojmë, t’i kërkojmë llogari, pse tjetri nuk na lejon të futemi pa viza në vendet e tyre. Ne sa më shumë që insistojmë në liberalizimin e vizave, aq më shumë i trembim miqtë tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat