Haradinaj takohet me Lajçakun, tregon çka biseduan

Aktuale

Haradinaj takohet me Lajçakun, tregon çka biseduan

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:54
Miroslav Lajçak dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Përfaqësuesin Speciale të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e AAK-së, për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Amerikës dhe përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Haradinaj gjithashtu tha se ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij dhe të BE-së, në këtë proces të rëndësishëm për venin.

Postimi i plotë:

Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve.

Gjithashtu z.Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat