“Rasti i Vuçiqit si snajperist i njësitit të çetnik Sllavo Alleksiçit...”/ Ish-këshilltari i Konufcës tregon pse Serbia nuk e njeh Kosovën?

Aktuale

“Rasti i Vuçiqit si snajperist i njësitit të çetnik Sllavo Alleksiçit...”/ Ish-këshilltari i Konufcës tregon pse Serbia nuk e njeh Kosovën?

Nga: N. Sh. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:07
Aleksander Vuçiq

Ish-këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Driton Tali, thotë se nuk ka asnjë serb racional që nuk është i vetëdijshëm që Seribia e ka humbur Kosovën.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, thotë se, serbët e dijnë që shteti i Kosovës funksionalzohet çdo ditë e më shumë.

Ai pyet se pse Serbia nuk e njeh Kosovë?

Sipas tij, nuk e njeh Kosovës pasi është peng e së kaluarës dhe peng i politikanëve që kanë ndërtuar karrierën e tyre politike që nga fundi i viteve 80'ta të shekullit të kaluar.

“Rasti i Vuçiçit: snajperist te "varresat e hebrenjëve", në Sarajevë, si pjesëtar i njësitit çetnik të vojvoda Sllavko Alleksiçit; udhëheqës i TV Pales, mediumit ekstremist luftënxitës gjatë Luftës në Bosnje; funksionar dhe deputet i radikalëve të Sheshelit i cili e kërcënonte botën "me vrasjen e 100 myslimanëve për çdo serb"; avokues i Serbisë Madhe, në Glinë të Kroacisë; ministër i Propagandës së Hitlerit të Ballkanit gjatë gjenocidit në Kosovë; pas lufte emrues i bulevardeve të Beogradit me emra të kriminelëve të luftës siç p.sh., me emrin e Ratko Mlladiçit; thurrës i lavdeve për Millosheviçin etj etj.”, shkruan ai.

Ky pra sipas tij, është peng i karrierës së tij ngjashëm është edhe me Daçiçin - Sllobën e vogël.

Postimi i plotë:

Nuk ka serb racional që nuk është i vetëdijshëm se Serbia e ka humbur Kosovën atë ditë kur është tërhequr ushtria, policia dhe administrata e saj nga Kosova.

Po ashtu, nuk ka serb racional që nuk është i vetëdijshëm se shteti i Kosovës funksionalizohet për çdo ditë e më shumë, pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballet.

Pra Kosova e sotit është shumë më shtet se që ishte ta zëmë ne vitin 2005 dhe do të jetë edhe më shtet ta zëmë në vitin 2030.

Pse atëherë Serbia nuk e njeh Kosovën?!

Sepse është peng e së kaluarës - "modelit kulturor" -  peng i politikanëve që kanë ndërtuar karrierën e tyre politike që nga fundi i viteve 80'ta të shekullit të kaluar.

Rasti i Vuçiçit: snajperist te "varresat e hebrenjëve", në Sarajevë, si pjesëtar i njësitit çetnik të vojvoda Sllavko Alleksiçit; udhëheqës i TV Pales, mediumit ekstremist luftënxitës gjatë Luftës në Bosnje; funksionar dhe deputet i radikalëve të Sheshelit i cili e kërcënonte botën "me vrasjen e 100 myslimanëve për çdo serb"; avokues i Serbisë Madhe, në Glinë të Kroacisë; ministër i Propagandës së Hitlerit të Ballkanit gjatë gjenocidit në Kosovë; pas lufte emrues i bulevardeve të Beogradit me emra të kriminelëve të luftës siç p.sh., me emrin e Ratko Mlladiçit; thurrës i lavdeve për Millosheviçin etj etj.

Ky pra është peng i karrierës së tij ngjashëm është edhe me Daçiçin - Sllobën e vogël.

Prandaj duhet kohë derisa të ndërrohen gjeneratat.

Derisa skena politike e Serbisë nuk fillon të dominohet me politikanë që karrierën e tyre nuk e kanë ndërtuar mbi hegjemonizmin dhe racizmin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat