Kurti nuk është në listën e të hetuarve të Komisionit Hetimor për Energji

Aktuale

Kurti nuk është në listën e të hetuarve të Komisionit Hetimor për Energji

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 23:46
Halil Thaçi

Në listën e të hetuarve të Komisionit Hetimor për Energji nuk është emri i Albin Kurtit.

Këtë për emisionin Edicioni Special në e konfirmoi Halil Thaçi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, kolegët e partisë së të cilit duan që Hashim Thaçi e Kadri Veseli të intervistohen për këtë çështje.

“Jemi pajtuar fillimisht që ne listë të jenë të gjithë persona bartës të institucioneve prej vitit 2006 deri më 2022. Në listën prej 140 emrash Kurti nuk është aty sepse ai nuk ka marr pjesë as një shthurjen e KEK-ut, e as ne shitjen e distribucionit të KEDS-it. Pra nuk është në atë pjesë ku ne dyshojmë që janë bërë keqpërdorime”.

“Çdo anëtar i komisionit mund të propozoje listën e personave që mendon se mund të na japin kontribut gjatë intervistimit. Ne do t’i ftojmë ata që dyshojmë ne, ndërsa opozita nëse dyshon diku mund ta vendosë edhe listën e vet”.

Deputeti Thaçi po ashtu konfirmoi që në listën e tyre nuk është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, sepse siç tha, ai s’ka qenë bartës i ndonjë institucioni që ka të bëjë me energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat