Ish-asistentja e Hotit për udhëtimin në SHBA: Khuu, çfarë stresi ma jepte!

Aktuale

Ish-asistentja e Hotit për udhëtimin në SHBA: Khuu, çfarë stresi ma jepte!

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:45
Avdullah Hoti

Marigona Berisha, e cila ka qenë asistente e Avdullah Hotit gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Financave, i ka komentuar shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarëve të delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë, ajo tha se ia kujtoi përvojën e saj me ish-kryeministrin Avdullah Hoti, gjatë kohës së tij si ministër.

“Kjo vizitë e Kurtit në SHBA ma kujtoi përvojën time me Avdullah Hotin, gjatë kohës sa ky ishte minister i financave, ndersa unë asistente e tij. Në atë periudhë jam marrë edhe me rezervime të hoteleve dhe të biletave”, shkroi Berisha në Twitter.

“Pa dashte me tingëllu patetike, ama po e them pa modesti – te ndaluar e kam pas me shiku suita të hoteleve ose bileta të klasit biznes. Edhe pas perzgjedhjes se çmimeve më të volitshme, sërish ish-ministri i shihte e i analizonte vet”, ka shtuar ajo.

Ish-asistentja përmendi edhe problemin më të madh që tha se e kishte gjatë vizitave të Hotit jashtë vendit.

“Hjeken ma te madhe e kisha kur m’i nderronte datat shpesh, sepse donte qe te qendronte pak dite duke e mbingarkuar agjenden me takime, me qellim te kursimit te financave. Khuu, çfare stresi ma jepte”, ka shkruar Marigona Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat