Kurti takohet me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës

Aktuale

Kurti takohet me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:46
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ky është takimi i parë pas emërimit të anëtarëve të këtij Komisioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Komisioni është organ kolegjial i cili menaxhon punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend.

Në takim u theksua rëndësia e punës së Komisionit, dhe e kryerjes së detyrave me profesionalizëm dhe kompetencë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kthimit të besimit të qytetarëve në të gjitha institucionet publike.

Kryeministri Kurti u uroi punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja të gjithë anëtarëve të Komisionit, duke kujtuar se rëndësia e punës së tyre rritet edhe më shumë në kohën kur po përballemi me një periudhë inflacionare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat