Çitaku: Për disa, ushtarë të mirë janë veç ushtarët e vdekur

Aktuale

Çitaku: Për disa, ushtarë të mirë janë veç ushtarët e vdekur

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:43
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se nevoja për liri është produkt i vetëdijes, teksa shtoi se ato gra dhe ata burra që kanë veshur uniformën e UÇK-së, kanë qenë të gatshëm për sakrificën më sublime.

Një deklaratë e Çitakut pason pasi u ripublikua në opinionin publik shkrimi i 2016-s së Hekuran Muratit, ministër i Financave, ku thoshte se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa veteranët e UÇK-së”.

Ajo tha se si duket, për disa, ushtarë të mirë janë vetëm ushtarët e vdekur.

“Merrni pak mësim, nga SHBA për shembull, se si trajtohen veteranët”, shkroi ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat