Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca ia ndalon fjalën

Aktuale

Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca ia ndalon fjalën

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:31
Hydajet Hyseni dhe Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni planifikoi një fjalim të gjatë për 2 Korrikun 1990, kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Me shumë letra në dorë, fjalimi i Hysenit nuk zgjati aq sa pritej, pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk vendosi t’ia vazhdonte fjalën dy herë.

Hyseni e tejkaloi kohën e ndarë për fjalën e tij, ndërsa për herë të parë Konjufca urdhëroi t’i vazhdohet fjala atij.

“Strategët e politikës shoviniste dhe anti-shqiptare kishin llogaritur kot se pas masave represive dhe restriktive me dhunë, burgosje masovike e terror gjenocidial, me ndarje, përçarje e hasmëri të gjithanshme do të mund ta nënshtronin elitën përfaqësuesve dhe popullatën sipas logjikës: Nëse të ankohet fëmija jetim dhe të kërkon djathë, ka ilaç. Merrja bukën dhe fëmija jetim harron bukën”, po thoshte Hyseni ndër tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat