Deliu ia përmend dorëheqjen, kundërpërgjigjet Kurti

Aktuale

Deliu ia përmend dorëheqjen, kundërpërgjigjet Kurti

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:49
Blerta Deliu dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se imazhi i Kosovës në krahasim me të kaluarën është përmirësuar, duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, e cila ia kujtoi atij kohën kur e bënte përgjegjëse Qeverinë për mosliberalizimin e vizave.

Deliu tha se Kurti e ka “kontaminuar” narrativën për shtetin e Kosovës.

“Në kohën kur ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk kemi pasur asgjë nga Bashkimi Europian në raport me vizat, ju keni kërkuar dorëheqjen e Qeverisë. Sot po thoni që nuk kam asgjë shtesë të them dhe nuk po merrni përgjegjësi për një proces që po them e keni kontaminu komplet narrativën për shtetin e Kosovës”, tha ajo.

Kurti ia ktheu me disa statistika, që sipas tij, dëshmojnë për imazh më të mirë të vendit.

“Ajo çfarë mund të thuhet në të kaluarën, është që imazhi i Kosovës nuk ka qenë i mirë. Për 17 vende, në Transparency International është ngritur Kosova, për 17 vende sa i përket lirisë së medias Reporterët pa Kufij, është ngritë Kosova. Pra askush nuk mund të thotë më që as imazhin s’e kemi të përmirësuar”, tha ai.

Kryeministri tha se nodnjë ministër i Brendshëm në BE mund të jetë duke e mbajtur peng çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Por edhe njëherë po e ritheksoj, ka spekticizma të ndonjë ministri të Brenshëm të ndonjë vendi anëtar me të cilën po merremi. Por sërish, nuk është një gjë për të cilën vendimi merret në Prishtinë”, tha Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat