Rritja e çmimeve, Kusari – Lila: Pasojë e luftës në Ukrainë

Aktuale

Rritja e çmimeve, Kusari – Lila: Pasojë e luftës në Ukrainë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:58
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, në debatin në Kuvendin e Kosovës ka thënë se çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kusari – Lila tha se me këtë rast opozita po bën politikë të padrejtë.

Ajo e ka përmendur edhe hapat që i ka ndërmarrë qeveria për t’i dalur në ndihmë qytetarëve, duke i përmendur edhe ndarjen e 100 eurove për të punësuarit dhe studentët.

E para e deputetëve të Vetëvendosjes shtoi se gjatë dy vjetëve janë rritur të hyrat nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat