Musliu paralajmëroi rritje të kërcënimeve nga Serbia, reagon zyrtari i VV-së

Aktuale

Musliu paralajmëroi rritje të kërcënimeve nga Serbia, reagon zyrtari i VV-së

Nga: A.ZH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:38
Ganimete Musliu

Avni Zogiani, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliut, e cila ka paralajmëruar rritje të nivelit të kërcënimit nga Serbia.

Zogiani ka thënë se kjo deklaratë nuk ka lidhje me realitetin, por po bëhet për ta shkaktuar ndjenjën e tensionimit të situatës, për ta luftuar Qeverinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Një nga linjat strategjike për ta luftuar qeverinë dhe pozitën e Kosovës në dialog: shkaktimi i ndjenjës së tensionimit të situatës dhe pasigurisë... kjo s'ka pse të ketë fare lidhje me realitetin, kjo shkaktohet me deklarata të tilla si kjo këtu, dhe si ajo e Vuçiqit dje!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Dje Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pas mbledhjes ka thënë se situata në veri të vendit mbetet e brishtë.

“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë ne vend është stabile. Situata më e brishtë në republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të 4 komunave ne veri për shkak te ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale. Serbia përmes strukturave të saja po bënë përpjekje për të rritur gatishmërinë tek serbet lokal dhe tensionim të situatës në Kosovë.

Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetet e strukturave te sigurisë në Kosovë por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që përkojnë në Kosovë”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat