Ikja e të rinjve-pse po ndodhë kjo valë sipas Hamdi Malushajt

Aktuale

Ikja e të rinjve-pse po ndodhë kjo valë sipas Hamdi Malushajt

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:42
Hamdi Malushaj

Njëri nga zyrtarët e lartë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovës Hamdi Malushaj është shprehur mjaft kritik edhe për sektorin privat, i cili sipas tij ka bërë dhe vijon të shkelë të drejtat e punëtorëve duke krijuar kështu një klimë zhgënjimi tek te punësuarit.

“Një punëtor është paguar me 220 Euro, 150 Euro, kanë punuar pa orar pune, të shtunën e të dielën deri në dhjetë në mbrëmje, është dhunuar”, ka theksuar Malushaj.

Ndërsa Qeveria dhe shteti e shoqëria po përballen me rritje rekorde çmimesh, me inflacion dhe braktisje të të rinjve të vendit, Malushaj e vë theksin tek rëndësia e bërjes së një ligjit të mirëfilltë të punës, të zbatimi i tij rigoroz dhe që institucionet e vendit ta marrin shumë seriozisht zhvillimin e sektorëve të ekonomisë.

Ai më tutje, duke e analizuar kontekstin zhvillimor e ekonomik ka thënë se Kosovës i ka ndodhur diçka shumë e keqe, nga qeverisjet e këqija, e nga këto qeverisje çfarë ka ndodhur, cilat janë pasojat sipas tij?!

“Klasa punëtore, ajo që ka punuar, ka qenë hisedarë më e vogël në fitim. Janë krijuar kapitalistë të mëdhenj në vend sidomos në fushën e ndërtimit, ku janë punët e rënda fizike, e ku pagat e punëtorëve kanë qenë shumë të ulëta, pa orar pune e shumë shkelje të tjera, ku shteti nuk ka intervenuar për të zbatuar ligjin. Tash e kemi këtë rezultat. Çka kemi mbjellë edhe do të korrim”, tha më zë kritik Malushaj i shqetësuar për moszbatim të ligjeve dhe për braktisjen e vendit nga të rinjtë kosovarë.

“I kam takuar kryeministrat më radhë, isha dhe jam kritik edhe i kësaj qeverie, paramendoni arritëm t’i largojmë nga vendi aq shumë njerëz, me vjen keq ta them por më shumë u larguan në këtë periudhë se sa në vitet e pushtimit të Kosovës gjatë nëntëdhjetave. Popullit i ka humbur shpresa për dallim që në vitet e 90-ta kishim shumë shpresë, tash këta që po e braktisin vendin nga kush më të shpresojnë, vetëm shikojnë drejtë dhe nuk kanë shpresë”, vë theksin kështu Malushaj ndërsa flet me shqetësim për qasjen shpërfillëse të të gjitha qeverive, përfshirë edhe këtë tani derisa u kërkon zëshëm që të punojnë pa hile për vendin.

Malushaj, i cili i ka 450 të punësuar në koorporatën e tij, e që nga Kosova ata punojnë për kompanitë miliardësh gjermane në fushën e IT-së, transportit, energjisë dhe në disa shërbime kreative për konsumatorët evropianë e më gjerë, thekson se ligjet në Kosovë kanë defekte të mëdha, e më shumë brengosësh sipas tij është edhe administrata shtetërore që përbënë pengesë për shumë procese zhvillimore.

Ai u sugjeron edhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë Kurti që t’i marrim shumë seriozisht brengat e biznesit legal e të krijojnë kushte për konkurrencë të lirë të tregut, të ndalojnë ilegalet që po operojnë në numër mjaft të madh në Kosovë sepse ata po i cenojnë kështu bizneset legale.

Malushaj pohon se, ka raste kur shumë figura të njohura, të molisur nga kjo politikë, po e lëshojnë vendin, e disa prej tyre ai thotë se është krenarë që u ka ofruar punë të dinjitetshme në kompanitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat