Alma Lama: Mohimi i luftës së UÇK-së është çmenduri

Aktuale

Alma Lama: Mohimi i luftës së UÇK-së është çmenduri

Nga: P.R Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:32
Ish ambasadorja e Kosovës, Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës, Alma Lama përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me pagën minimale për veteranët e UÇK-së, si dhe fushatën e nisur për shkarkimin e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi këtij të fundit iu publikua një postim i bërë vite me parë, ku ndër tjerash, i përqeshte veteranët e UÇK-së.

“Jam kundër pagesave të veteranëve, me përjashtim të invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, por të mohosh apo të përçmosh luftën e UÇK-së është çmenduri. Fakt është se ata përfaqësuan pjesën më të guximshme në një kryengritje mbarë popullore që zgjati një dekadë apo më shumë”, shkruan Lama, përcjellë “Bota sot”.

Sipas saj, në siten e drejtësisë duhet të kalojnë bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqit, e jo të shpërblehen me pozita shtetërore.

“Gabime janë bërë si gjatë luftës, ashtu edhe pas luftës nga individë, por kjo nuk mund të shërbejë për të baltosur sakrificën e të rinjve me idealin e lirisë në mendje e zemër, që morën pushkën e ju kundërvunë ushtrisë më të madhe e më të egër në rajon, një regjimi fashist si ai i Millosheviqit. Në vend të kësaj, duhet të kalohen në sitë bashkëpunëtorët e atij regjimi, jo të shpërblehen me poste vetë ata ose pasardhësit e tyre”, ka shkruar ish ambasadorja e Kosovës, Alma Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat