Hajdari: 95% e kompanive po e respektojnë vendimin e Qeverisë për çmimin e naftës

Aktuale

Hajdari: 95% e kompanive po e respektojnë vendimin e Qeverisë për çmimin e naftës

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:59
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se 95% është duke u zbatuar udhëzimi administrativ për çmimin maksimal të naftës.

Hajdari tregoi se ka pasur edhe dënime për operatorët të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Sipas saj, dënimet për operatorët të cilët nuk respektojnë vendimin e Qeverisë për çmimin e natës janë nga dy mijë deri në 6 mijë euro.

“Inspektorët janë në terren, kemi raportet e përditshme që vijnë nga inspektorati i tregut në bashkëpunim me inspektorët nga ATK dhe ata komunal dhe ky udhëzim administrativ është duke u zbatuar 95% në disa raste të përjashtuara ku edhe kanë marrë dënimet. Janë dënimet prej 2000 deri në 6000 euro. Janë dënuar tre operator faktikisht që ka qenë dita e pardjeshme e inspektimit që nuk kanë vendosur çmimet maksimale dhe është shqiptuar gjoba sipas ligjeve në fuqi”, deklaroi Hajdari.

Ajo thotë se e dinë saktë për secilin importues të naftës sesa importon për litër si çmim furnizues.

“Në takimet e afërta me naftarët ata e dinë që ne e marrim edhe furnizimin për secilin naftarë. Ne e dimë saktë për secilin importues të naftës sesa importon për litër si çmim furnizues në hyrje në Kosovë”, theksoi Hajdari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat