Ambasada amerikane, gati për festën e pavarësisë

Aktuale

Ambasada amerikane, gati për festën e pavarësisë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:02
Ambasada amerikane në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë gati dekorimet për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë.

“Ambasada jonë është e gjitha e dekoruar derisa ne përgatitemi të festojmë 246 vjetorin e Ditës së Pavarësisë”, ka shkruar ambasada amerikane.

Në videon e publikuar shihet një skenë e ngritur e bërë gati për 4 korrik që paralajmëron aktivitetet kulturore.

Pavarësia e SHBA-së festohet me 4 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat