​BE pranon certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​BE pranon certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka pranuar certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian ka konfirmuar pranueshmërinë –

vendimin mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të BE-së.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat