​Osmani flet për CNN, ka një thirrje për Serbinë

Aktuale

​Osmani flet për CNN, ka një thirrje për Serbinë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:22
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se nuk mund të ecën edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së përnjëherë, duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Beogradit zyrtar me Rusinë dhe BE-në.

Në një intervistë për CNN, e para e vendit tonë ka folur edhe për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se sa më shpejt që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe rajonin në përgjithësi.

“Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka folur edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ajo ka thënë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë e rajonit në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

“NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat