Caktohet paneli i Apelit që do të vendosë për 12 viktima në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Caktohet paneli i Apelit që do të vendosë për 12 viktima në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 21:26
Hashim Thaçi

Me zgjerimin e aktakuzës së ish krerëve të UÇK-së, Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, u shtuan edhe personat që pretendojnë se janë viktima.

Por, për këta 12 persona, mbrojtja ka dërguar ankesë në Apel.

Tanimë është caktuar përbërja e panelit të Apelit, që do të vendosë nëse këta 12 persona do të vazhdojnë të jenë në listën e viktimave.

Rrjedhimisht, sipas Medina Kadriut nga IKD, vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake do t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor nga apeli.

Gjasa të mira se vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit do të bie, vlerëson avokati, Skender Musa.

Mbrojtja kundërshton po ashtu edhe anonimitetin e viktimave.

E që këtë anonimitet si të paarsyeshëm e vlerëson edhe avokati Musa.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, ish-krerët e UÇK-së, kanë kryer krime edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat