Këta janë dy policët të plagosur në Skenderaj

Aktuale

Këta janë dy policët të plagosur në Skenderaj

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Rreth orës 00:30 në Skenderaj në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri te një konflikt në mes të Policisë dhe disa personave, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy policë të cilët tashmë kanë arritur në QKUK dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.

Dyshohet nga shkëmbimi i zjarrit u plagosen policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci pasi rreth orës 00:30 në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri tek konflikti në mes të policëve dhe Lushtakut me vëllezërit e tij, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Mitropol mëson se në vendin e ngjarjes ndodheshin 4 policë, dy prej të cilëve nuk reaguan. Policia tha se ka arrestuar dy persona, derisa është vënë në kërkim për të arrestuar të dyshuarit tjerë.

Sipas burimeve, vetura të Njësiteve Speciale të Policisë u nisën nga Mitrovica drejt Skenderajt për të kryer arrestimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat