Osmani uron e pavarësinë e SHBA-ve: Jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta

Aktuale

Osmani uron e pavarësinë e SHBA-ve: Jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 10:06
Vjosa Osmani

Presidentja e  Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj  me rastin e 246 vjetorit të pavarësisë.

Presidentja  përmes një postimi në Twitter ka shkruar se jemi krenar për arritjet tona të përbashkëta.

“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut. Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë.

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat