Osmani në Slloveni tregon pse Kosova po e refuzon “Ballkanin e Hapur’

Aktuale

Osmani në Slloveni tregon pse Kosova po e refuzon “Ballkanin e Hapur’

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:08
Vjosa Osmani

Kosova  nuk e pranon “Ballkanin e Hapur”, sepse nuk trajtohet si palë e barabartë, ka thënë të martën. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë një forumi të organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, Osmani ka thënë se Serbia e trajton Kosovën si ‘Kosova dhe Metohija”,  dhe mbi bazën e kësaj refuzojnë.

“Kosova është shtet dhe nuk është ftuar si e tillë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu e ka përmendur edhe mbështetjen që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror i ka dhënë “Ballkanit të Hapur”.

“Rusia i ka dhënë mbështetje Ballkanit të Hapur. Ne jemi për Procesin e Berlinit pasi na ofron më afër me Bashkimin Evropian”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kanë shumë shqetësime në lidhje me Ballkanin e Hapur, pasi sipas saj “Serbia do ta dominonte atë”.

E rrezakun e ka parë te shpërndarja e hegjemonisë ruse në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat