Abazoviq në një panel me Kurtin, s’pajtohen për këtë temë

Aktuale

Abazoviq në një panel me Kurtin, s’pajtohen për këtë temë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:31 Përditësuar në ora: 12:10 më 05.07.2022
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq

Kurti: Zgjidhja për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është BE-ja

Në ditën e parë të Tryezës së Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe The Economist, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi në panelin me temë “Evropa Juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”

Zgjidhja për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian, dhe drejt kësaj ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, theksoi kryeministri Kurti në fjalën e hapjes.

Procesi i Berlinit mund të sjellë një valë që do të ngriste të gjitha varkat në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht një iniciativë me Bashkimin Evropian si vlerë dhe mekanizëm, e jo jashtë BE-së, shtoi ai.

Kryeministri Kurti tha se ne kemi nevojë për ndihmë nga jashtë, por duhet t'i sjellim vlerat e BE-së brenda, duke bërë reforma demokratike gjithmonë si prioritet drejt stabilitetit politik. Reformat demokratike mbi stabilitetin politik sigurojnë që të mos shfaqen autokratët, potencoi ai.

Republika e Kosovës është një sukses i dyfishtë: së pari, sukses i ndërhyrjes perëndimore dhe NATO-s në vitin 1999 për të ndaluar gjenocidin serb, dhe në këtë mënyrë për t'u mundësuar refugjatëve kthimin dhe rindërtimin e shtetit tonë. Dhe së dyti, është një tregim suksesi për sa i përket rritjes ekonomike dhe demokracisë cilësore, që funksionojnë krah për krah, tha Kryeministri.

Duke folur për luftën në lidhje me narrativën, kryeministri Kurti tha se ka disa superfuqi që duan të tregojnë se autokracia është më e mirë për zhvillimin ekonomik. Dhe Kosova po tregon se në fakt, me reforma demokratike mund të arrihet sukses, edhe kur është fjala për rritjen ekonomike.

Për shkak të ndryshimeve demokratike që ndodhën vitin e kaluar, Kosova përjetoi rritjen më të lartë ekonomike që nga pavarësia me 10,53%, eksportet tona u rritën 83,6%, dhe investimet e huaja u rritën 21%. Ne tani renditemi të parët në rajon në Projektin Botëror të Drejtësisë; jemi ngritur për 17 vende në Transparency International dhe Indeksin e Lirisë së Shtypit, tha ai.

Ne po tregojmë se me reformat demokratike, nga njëra anë bëmë rritjen e ekonomisë sonë, por edhe e rishpërndamë këtë rritje përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, tha kryeministri, duke theksuar se demokracia dhe ekonomia shkojnë bashkë, dhe se Kosova ndonëse nuk është një vend i madh është një shembull i shkëlqyer për këtë.

Duke folur për dënimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj invazionit rus dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, kryeministri tha se nuk mund të jemi neutral. Neutraliteti në këndvështrimin tonë është cinizëm dhe do të thotë kërkim i rehatisë në kohë krize. Por shpresa dhe pasioni duhet të kapërcejnë çdo lloj cinizmi, shtoi ai.

Agresioni i Kremlinit ishte një luftë e zgjedhur, por solidariteti në Evropë nuk është çështje zgjedhjeje, por detyrë, theksoi Kryeministri Kurti.

Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri tha se kemi një rrethanë fatkeqe ku fqinji ynë Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Duke theksuar se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri tjetrin, kryeministri theksoi synimet Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku këtë vit do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat si dhe për aplikimin në Këshillin e Evropës. Ai tha se shpreson që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të merret në konsideratë së shpejti, që do t'u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Krahas kryeministrit Kurti, në panel diskutuan edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Paneli u drejtua nga Joan Hoey, drejtore për Evropë, The Economist Intelligence Unit, redaktore, The Democracy Index.

Kjo tryezë, e 26-ta me radhë, është organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist”, me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Me temën “Antiteza, transformime, arritje në një botë në ndryshim”, në këtë tryezë po marrin pjesë liderë shtetesh, ministra kabineti, drejtues të organizatave ndërkombëtare, drejtues nga biznesi, financat, profesionistë nga akademia dhe mediet.

Kurti flet nga Greqia: Ballkani Perëndimor ka nevojë për Procesin e Berlinit

Kryeministri Albin Kurti, e ka përmendur sërish qëndrimin neutral të Serbisë për situatën në Ukrainë të luftës me Rusinë.

Ai, në një tryezë ekonomike të organizuar në Greqi, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për Procesin e Berlinit.

“Për sa i përket sigurisë së Ballkanit Perëndimor, fatkeqësisht rrethanat i kemi kur një shteti i Ballkanit Perëndimor nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Federatës Ruse, fqinjit ynë verior, Serbia. Ata kanë marrëdhënie shumë të ngushta për sa i përket ekonomisë, ushtrisë, kulturës, etj, e kështu me radhë”.

”Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Evropian dhe drejt këtij qëllimi, ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, një fillim i ri, një fillim nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe unë kam besim të madh në udhëheqjen e tij. Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelari Scholz në Berlin ne mund të rishikojmë lidhjen transatlantike”, ka thënë Kurti.

Krahas kryeministrit Kurti, të ftuar në panel janë edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Paneli do të drejtohet nga Joan Hoey, drejtor për Evropë, The Economist Intelligence Unit, redaktor, The Democracy Index.

Abazoviq në një panel me Kurtin, s’pajtohen për këtë temë

Në panelin e tryezës së rrumbullakët të qeverisë greke që po zhvillohet tani, kanë folur kryeministri Dritan Abazoviq dhe kryeministri Albin Kurti.

Abazoviq e Kurti s’janë pajtuar me njëri-tjetrit sa i përket nismës rajonale “Open Balkan”.

Kurti ripërsëriti qëndrimin e qeverisë se Kosova përkrahë Procesin e Berlinit dhe jo iniciativat tjera, teksa Abazoviq u shpreh se duhet të punohet përmes nismave rajonale dhe të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia.

“Mendoj se çdo iniciativë që na jep neve mundësi të punojmë së bashku dhe ta lëvizimin fokusin nga e kaluara te e ardhmja, nga nacionalizmi te ekonomia te progresi për mua dhe qeverinë e Malit të Zi është e pranueshme. Neve s’na intereson emri i iniciativës. Ne përkrahim edhe Procesin e Berlinit, ne s’jemi anëtar të Ballkanit të Hapur, por s’do të thotë asgjë, ne jemi përkrahës për çdo gjë që na bashkon. Mendoj se në dialog, është mënyra se si mund t’i zgjidhim disa çështje.Miku im kryeministri Kurti tha se Procesi i Berlinit poashtu mund të bëhet më i mirë dhe më produktiv, nga perspektiva jonë është më se i mirëseardhur ta shohim atë”, tha Abazoviq.

Abazoviq tutje tha se nëse nismat rajonale shfrytëzohen për diçka tjetër jashtë agjendës së BE-së, Mali i Zi s’do të jetë pjesë.

“Iniciativat rajonale janë mekanizma që mund ta shpejtojnë integrimin tonë në BE. Nëse e shfrytëzojmë për diçka tjetër që është jashtë agjendës së BE-së, ne s’marrim pjesë, ne kemi interesin që Mali i Zi të jetë anëtar i plotë i BE-së dhe këtë e dëshirojmë edhe për vendet fqinje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat