Memli Krasniqi: Nderim i përjetshëm për kontribuuesit e RTP-së

Aktuale

Memli Krasniqi: Nderim i përjetshëm për kontribuuesit e RTP-së

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:44
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 5 korrikun e vitit 1990, kur forcat serbe kishin okupuar Radio Televizionin e Prishtinës.

Krasniqi, në rrjetin social Facebook, ka thënë se pamjet e sjelljes brutale të policisë serbe, të 5 korrikut 1990, gjatë zbatimit të masave të dhunshme ndaj Radio Televizionit të Prishtinës nga qeveria e Serbisë, mediumit të parë në gjuhën shqipe, janë pasqyra e mendësisë e cila shënonte fillimin e fundit të okupimit.

Sulmet ndaj fjalës së lirë të medias në gjuhën shqipe dhe krijimit të territ informativ, me masa të pashembullta represive të qeverisë së atëhershme të Serbisë, dëshmonin se liria nuk ishte larg. Ndikimi i RTP-së në atë kohë ishte shumë i madh, andaj, edhe sot, shprehim nderim për të gjithë ato gra e burra që krijuan kulturën e komunikimit me qytetarët, duke ia trupëzuar me fjalë e me pamje interesin jetik të rezistencës deri në çlirim.”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Në fund, Kryetari i PDK-së ka shkruar se për kontribuesit e RTP-së do të ketë nderim dhe respekt të përjetshëm.

Nderim i përjetshëm për kontribuuesit e RTP-së, të cilët me emisionet me vlerë të çmuar kanë qenë pranë të vërtetës, duke artikuluar interesin nacional për liri të qytetarëve të Kosovës kundër një regjimi gjakatar në rrugën e pakthyeshme të kapitullimit!”, ka shkruar Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat