Ambasadori Hovenier sërish mbledhë “Grupin e Unitetit”

Aktuale

Ambasadori Hovenier sërish mbledhë “Grupin e Unitetit”

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Herën e parë i mblodhi në darkë e herën e dytë në drekë. Pavarësisht kohës, protagonistët janë të njëjtë, por qëllimi i vërtetë nuk dihet.

Kështu, për herë të dytë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, mblodhi për drekë ish  “Grupin e Unitetit”.

Ish presidenti Fatmir Sejdiu, pastaj Blerim Shala, këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, ish ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa e ish kryeministri Agim Ceku, janë disa nga figurat që ambasadori Hovenier i ftoi sërish në drekë.

Të gjithë këta dhe të tjerët, ishin të  përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovë, në vitet 2005-2007, kur po diskutohej statusi final i Kosovës.

Aty i ftuar, bazuar në fotografi, rezulton të ketë qenë edhe  Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB’së në negociatat për statusin final të Kosovës.

Një gjë të tillë, e bëri publike vetë ambasadori Hovenier, përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne diskutuam për punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar diplomati amerikan, por pa dhënë detaje të tjera.

Një takim të ngjashëm, diplomati amerikan e ka realizuar me 31 maj 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat