Parashikimi i motit për dy ditë në Kosovë

Aktuale

Parashikimi i motit për dy ditë në Kosovë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Sipas institutit, dita e enjte parashikohet të jetë më stabile , kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat