Osmani: Mërgata është shpirti dhe zemra e Kosovës

Aktuale

Osmani: Mërgata është shpirti dhe zemra e Kosovës

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:25
Vjosa Omsani në takim me mërgatën në Slloveni

Presindetja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Slloveni ka takuar mërgatën.

Ajo ka thënë se, për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar.

Postimi në Facebook:

Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës.

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat